Secondary Adv

Trendet e 2016-es per arredimin e shtepise ne stinen e veres

Share on Google+

Që shtëpia juaj t’ju përcjellë freski dhe qetësi gjatë verës mund ta arredoni atë me një stil, në të cilin mbizotërojnë ngjyrat pastel të së gjelbrës dhe blusë, ngjyra e rërës, e bardha etj. Gjithashtu mobilimi i shtëpisë me dru do t’i jepte asaj një stil ekzotik.

 

Transformoni shtëpinë tuaj me ngjyrat dhe modelet më të mira të këtij sezoni. Më poshtë po ju japin disa ide.

 

1. Në modë këtë vit kthehet përdorimi i ngjyrës portokalli, i cili ka qënë mjaft i përhapur në vitet 1970

 

2. Përdorni në dekorin e shtëpisë tuaj vepra artizanale

 

3. Përdorni ngjyrën rozë në mobilje apo lyerjen e mureve 

 

4. Përdorni ngjyrat pastel, pasi ato sjellin mjaft qetësi dhe butësi në një dhomë

 

5. Nësë keni një ekonomi të begatë mund të përdorni pëlhura të shtrenjta (model dhe material i kushtueshëm, me ngjyra të gurëve apo metaleve të çmuar)

 

6. Përdorni ngjyra të qarta dhe të ndritshme 

 

7. Ndërthurni format dhe teknikat tradicionale më një stil të thjeshtë modern 

 

8. Përdorni letra murale me efekte të mermerit 

 

9. Përdorni mobilje të ndërtuara me thurje (rattan një bimë me kërcell të gjatë e të hollë,e përdorur për të bërë mobilje me thurje)

 

10. Përdorni në letrat murale, tapet apo  objekte të tjera të shtëpisë motive gjethesh 


Më të lexuarat