Secondary Adv

Panairi i Mobilerise Shqiperia 13-16 Mars, 2014

Panairi i mobilerise 2014 Panairi i Mobilerise Shqiperia 2014, 13 16 Mars

Panairi i Mobilerise ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Më parë ky sektor i industrisë ishte pjesë e panaireve të përgjithshme, por me ndërgjegjsimin e kompanive për rëndësinë e panaireve si pjesë e marketingut dhe promocionit mix, u shtuan kërkesat për pjesmarrje. Si rrjedhoje, duke qënë se siperfaqet që disponon shqipëria për panaire nuk i kalojne 3000 m2, ky sektor u formua si panair i profilizuar.

Cdo vijimësi edicionesh ky panair ka pasur sukses si nga ana e ekspozuasve, te cilët janë të lamive të ndryshme të ketij sktori industrial dhe të vendeve të ndryshme ndërkomtare, dhe nga ana e vizitoreve të cilët po ashtu janë të vendeve të ndryshme ndërkombëtare dhe të sektoreve të ndryshëm të ekonomisë,  gjithashtu dhe konsumatorë direkt.

 

Ky edicion si vazhdim e traditës edhe këtë vit sillet nga një organizator si SHPDSH, e cila lindi dhe u themelua në këtë panair, duke mbështetur fort antarët e saj me një nga objektivat e saj, promovimin dhe marketimin e kesaj industrie në Shqipëri.

 

Duke qënë se panairi që në fillimet e tij është pjesë shume e rendësishme e marketingut dhe promovimit mix për të arritur qëllimet e vendosura në projektim të kompanisë pjesmarrëse, do të japim me poshtë shpjegimet ku panairi definohet si i tillë.

 

 

Planimetria Ekspozites Kati I 0 Panairi i Mobilerise Shqiperia 2014, 13 16 Mars     Planimetria Ekspozites Kati II 0 Panairi i Mobilerise Shqiperia 2014, 13 16 Mars

 

Përshkrimi i pjesëmarrësve

SHPDSH do të marrë për baze disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve ne Panair. Pjesëmarrësit duhet te plotësojnë këto kritere:

 

Të jetë kompani e regjistruar legale

Të jetë anëtare e SHPDSH,ose të bëhet,

Të promovoje produkte ose shërbime “Made in Albania”,(pra ato të jenë prodhime vendore)

Të ketë kapacitete të mjaftueshme si kompani.

Pjesmarrës të tjerë nga jashtë duhet të jenë pjese e këtij sektori të industrisë në këto linja :

 

 

Mobileri për Shtëpinë

1. Mobileri për paradhomën

2. Mobileri për sallonin

3. Mobileri për kuzhinën

4. Mobileri për dhoma gjumiBroshura 3FA 2014 1024x714 Panairi i Mobilerise Shqiperia 2014, 13 16 Mars

5. Mobileri për dhoma fëmijesh

6. Mobileri për Banjot

 

 

Mobileri për Zyre

1. Mobilie zyre

2. Atrecatura për zyra

 

 

Mobileri për Hapsira Publike

1. Mobileri për Hotele

2. Mobileri për Bar – Kafe

3. Mobileri për Restorante

 

Kopshtet

1. Mobileri për Kopshtet

2. Dekoracion për Kopshtet

 

Makineritë dhe Mjetet

1. Makineritë e renda të perpunimit të drurit

2. Mjetet për përpunim të drurit

3. Materialet për riprodhim

 

Paisje Shtese

1. Aksesorë

2. Paisje

3. Ndricim

4. Elektoshtëpiake

 

Cfarë do të arrijnë kompanitë gjatë dhe  pas ekspozimit në këto panaire    

 

Objektivi kryesor I pjesëmarrjes në këto panaire është:

Rritja e “Knoë-hoë” e kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit

Zhvillimi i produkteve të reja, dizajn të ri, inovacione

Krijimi i kontakteve të reja me mundësi të blerësve potencial –realizimi i eksportit

Mundësia të prezantohen produktet vendore tek kompanitë ndërkombëtare

Vazhdimi i kontakteve të vjetra me produktet e reja

Realizimi i eksportit me rritje ne 10 % dhe rritja e investimeve te kompanitë (me këtë gjenerimi i vendeve te reja te punës).

Panairi Mobilerise “SHQIPERIA 2014″ po bëhet vendi I zbulimit të ideve të reja për tërheqjen e blerësve të rinj, e cila do të thotë më shumë mundësi për ekspozuesit. Në këtë aktivitet mund ti tregoni konsumatorit vlerën e produktit tuaj dhe të markes tuaj.

 

Impakti i gjithë kësaj do ti sjell Kompanive Shqipetare ; rritjen e Eksportit e me këtë edhe rritjen e Investimeve, dhe rritjen e numrit te punësuarve.

 

Pse krijim/rritje të eksportit? Pasi kompanitë janë duke u ekspozuar dhe njohur kështu nga vendi,rajoni e më gjërë dhe interesimi i blerësve të ndryshëm do të zgjojë kureshtjen e shumë blerësve dhe investitorëve të mundshëm.

Pse rritje të Importit : Meqënëse përpunuesit e drurit shfrytëzojnë shumë materiale drusore dhe aksesorë të tjerë, rritja e prodhimit të kompanive dhe kërkesa për eksport do te kemi edhe rritjen e kërkesës për lëndë të pare(si pllaka zdrukthi,MDF,Furnir, etj) dhe aksesorë të tjerë. 

Marrëveshjet tregtare CEFTA dhe ato me EU do ti japin shtyrje dhe mundësi shumë më të favorshme prodhuesve për eksport dhe konkurueshmëri me te mire.

Infrormacione rreth Panairit

Data e aktivitetit: nga 13/03/2014 deri ne 16/03/2014

Organizator:  Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Shqipërisë (SHPDSH), Albexpo Group

Vendi:  Pallati i Kongreseve, Tiranë

Tema: Prezantimi i Prodhimeve të Mobilerisë nga Kompani Vendase e të Huaja

Bashkepunetor:  Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosoves (SHPDK) dhe Dhoma e Tregëtisë e  Rajonit

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 31 Janar 2014

 

Kontakte

e-mailalbrelax@albexpo.com

shpdsh.awpa@gmail.com

Formulari per Aplikimin

 

Portali i ndertimit

Me te lexuarat ne Panaire