Secondary Adv

Gabime qe nuk duhet ti beni kur blini mobiljet e zyres per biznesin tuaj....

Kur ju jeni duke hapur një biznes të ri një vëmendje të veçantë duhet tu kushtoni edhe mobijeve të zyrës.  Ato luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në çdo biznes dhe nësë ju nuk bëni zgjedhjet e duhura, atëherë e gjithë komapania do të “vuajë”.

 

Këtu po ju listojmë disa gabime që bëhen zakonisht nga biznesmenët e rinj, por që  duhet ti shmangni.

 

1. Zgjedhja e markave shumë se cilësinë  

Për shkak të rekalmave tërheqëse ju jeni të priur të blini mobije të markave të njohura, por duhet të përpiqeni tu rezistoni këtyre trukeve. Pronarët e bizneseve të reja kanë nevojë për artikuj të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Për këtë ju mund të blini ose porositni mobilje në kompani që nuk janë shumë të njohura, por që kanë produkte cilësore dhe me çmime shumë më të ulëta. Për më tepër, mund të merrni gjithashtu edhe artikuj të përdorur, por të mirëmbajtur dhe kështu kurseni edhe disa të holla.

 

2. Neglizhoni nevojat e punonjësve

Pavarësisht se sa i shtrënguar mund të jetë buxheti juaj, duhet të mendoni gjithashtu edhe për punonjësit, kur jeni duke blerë sendet e zyrës për kompaninë tuaj. Para së gjithash, duhet të ketë një shpërndarje të qartë të  pozicioneve të zyrës për të punësuarit tuaj.

 

3. Hidhni mobiljet (pjesët) e vjetra

Nëse ju keni vendosur të blini pajisje të përdorura për zyrën tuaj, atëherë pas disa kohësh ato të duhet të zëvendësohen me të reja ose të paktën një pjesë e tyre. Kur të vijë ky moment gabimi më i madh që mund të bëni është të hidhni pjesët e vjetra të mobiljeve. Ju mund ti shisni ato, pasi mund të përdoren nga dikush tjetër ashtu si keni bërë ju në fillim dhe kështu fitoni e disa të hoola më shumë.

 

4. Zgjidhni ngjyrën e gabuar

Paisjet e zyrës kanë ndikim në produktivitetin e biznesit. Kjo është një arsye e rëndësishme pse ngjyrat e artikujve që ju keni në zyrë duhet të jenë të mirorganizuar. Për shembull, në qoftë se ju keni mure të bardhë dhe mobiljet gjithashtu, zyra do të duket e pastër, por e zymtë. Nga ana tjetër, duke vendosur ngjyra shumë të gjalla, të tilla si e  kuqe ose vjollcë mund të rezultojë në marrjen e vendimeve të nxituara në biznes.  Kjo është arsyeja pse ju duhet të aplikoni nuanca të ndryshme të blusë, jeshiles dhe drurin natyral.


Me te lexuarat ne Arredim & How-To