Secondary Adv

Tubi me panele diellore qe distilon deri ne 5.6 miliard litra uje

Share on Google+

Në Kaliforni, së fundmi u zhvillua konkursi i dizanjit “Land Art Generator Initiative 2016.” Aty u prezantuan shumë projekte, por më i veçanti ishte “Pipe”.

Paisja destiluese elektromagnetike u dizenjua nga inxhinierë kanadezë dhe për të prodhuar energji elektrike ajo përdor panelet diellorë. “Pipe” ka një dizajn mjaft të bukur, që i lejon njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të përsosur me burimin e ujit të pijshëm, pa asnjë efekt anësor të pakëndshëm, që zakonisht lidhen me prodhimin e energjisë .

Sipas projektuesve panelet diellorë që ndodhen mbi të sigurojnë energji për të pompuar ujin e detit përmes një procesi filtrimi elektromagnetik duke siguruar ujë të pijshëm për qytetin. “Pipe” është i aftë për gjenerimin e 10,000 MWh çdo vit dhe për prodhimin e  5.6  miliard litra ujë të pijshëm. 

 


Më të lexuarat