Secondary Adv

TIRANA EXPO CENTRE

PANAIRI AKTUAL

"TIRANA EXPO CENTRE" në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, organizon më dt. 7-9 Nëntor 2014, Panairin e Energjisë, “ENERGJIA, SFIDA E SË ARDHMES”. Ky eveniment synon t’u shërbejë zhvillimeve, progresit dhe inovacionit të mëtejshëm në këtë sektor jetik, duke mbledhur aktorët kryesorë që veprojnë në Fushën e Energjetikës. Nëpërmjet këtij panairi synohet një paraqitje e vlerave dhe mundësive që ka Shqipëria për zhvillimin energjetik, shkëmbimi i eksperiencave mes aktorëve brenda vendit dhe atyre jashtë vendit që operojnë në Shqipëri. (kliko ketu per te pare broshuren)

 

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Kjo qendër është ndërtuar në vitin 2010, sipas standardeve gjermane për godinat tregtare. Ka një sipërfaqe të mbuluar rreth 13.000 m2 dhe mbi 15.000 m2 sipërfaqe ndihmëse, si; parking, magazinë e jashtme etj. Ndërtesa është e përshtatshme me karakteristikat e një qendre shumëfunksionale për veprimtari të ndryshme përfshirë, organizimin e panaireve, konferencave, sallave të dëfrimit, takimeve B2B, evenimenteve sportive, etj. Hapësirat mund të ndahen në salla të përmasave të ndryshme me kapacitete nga 20 deri në 2.000 vende.

 

POZICIONIMI GJEOGRAFIK DHE STRATEGJIK I QENDRËS

Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" është vetëm 12 km larg "Tirana Expo Centre". Nga kjo pikë e vetme hyrëse-dalëse ajrore e Shqiperisë qarkullojnë mbi një million persona në vit.Porti detar i Durrësit është vëtëm 33 km larg. Ky port konsiderohet si pika kryesore e përpunimit të mallrave dhe udhëtarëve në rrugë detare. Gjithashtu, në veri ndodhet Porti i Shëngjinit vetëm 56 km dhe në Jugperëndim, Porti i Vlorës 150 km larg.

 

SPECIFIKA TË GODINËS

• 13.000 m2 hapësirë e mbuluar ekspozimi dhe eventesh

• 15.000 m2 ambjent i hapur

• 800 vende parkimi

• 8.5 m lartësia e godinës nga brenda

• Sistem për mbrojtjen nga zjarri

• Sistem kondicionimi për ngrohje dhe ftohje i të gjithë godinës

• Objekt i ndërtuar sipas standardit gjerman të godinave tregtare

• Ndriçim tavanor natyral

• Salla Konferencash

• Dysheme industriale (4ton/m2)

 

 

VENDNDODHJA

 

 

"Tirana Expo Centre" ndodhet në Rr. Gjergj Balshaj Nr. 6, (pranë Urës Kamëz). Në një distancë prej 0.5 km nga qendra e re “Multimodale” e cila do të përmbledhë Stacionin e Ri të Trenit, Stacionin Kombëtar të Autobusëve dhe Stacionin Qëndror të Shërbimit Tramvaj për qytetin e Tiranës. Distanca e "Tirana Expo Centre" nga qendra e Tiranës është vetëm 5 km.

 

PERSPEKTIVA DHE KAPACITETET

 

 

Duke qenë një godinë unike në llojin e saj për qytetin e Tiranës, “Tirana Expo Centre” ka potencialin për të qënë një pol i ri për aktivitetet ekonomike dhe sociale të Tiranës por edhe më gjerë, sikurse janë: panairet, evenimentet sportive, konferencat, sallat e dëfrimit, takimet e biznesit etj. Prespa Invest, në cilësinë e zotërueses së këtyre ambienteve, është tërësisht e angazhuar në përshtatjen e plotë të kësaj strukture shumëfunksionale me të gjithë elementët e nevojshëm, për organizimin e evenimenteve, duke filluar nga infrastruktura, paretet ndarëse të lëvizshme, stenda, tribuna, pedana portative, në mënyrë që t’ju ofrohen grupeve të interesit të gjitha lehtësitë e nevojshme për mbarëvajtjen e suksesshme të çdo eventi që kërkojnë të organizojnë. Gjithashtu, disponohen sisteme të përkthimit simultan si dhe sisteme dixhitale audio dhe video.

Me te lexuarat ne Panaire