Secondary Adv

Ide per dekorimin e nje dhome gjumi te vogel

Share on Google+

Kur dhoma juaj e gjumit është e vogël mund të hasni disa vështirësi në dekorimin e saj. Nëse ju e bëni atë gabim, atëherë mund të ndiheni klaustrofobikë brenda dhomës tuaj.

 

Qëllimi është ta dekoroni atë në mënyrë të tillë që të duket sa më e gjerë. Ka shumë mënyra që ju mund ta arrini këtë dhe ky artikull përshkruan disa nga truket që përdorin dizenjuesit e hapësirave të brendshme, ndërkohë që mobilojnë një dhomë me hapësirë të vogël.

Gjëja e parë që mund të krijojë përshtypjen e një dhome më të madhe është përdorimi i bojërave me tone të lehta për lyerjen e mureve. Ngjyrat e errëta mund të duken tërheqëse, por ato mund ta bëjnë hapësirën tuaj të duket shumë më e vogël se sa ajo është me të vërtetë, kështu që nëse ju keni një dhomë gjumi e vogël dhe doni ta bëni të duket sa më e bukur dhe e madhe, sigurohuni që të përdorni tone të lehta. Ngjyra të tilla si: bezhë, blu e lehtë, e bardhë dhe e verdhë janë të gjitha mundësi shumë të mira.

 

Gjë tjetër janë pasqyrat. Ato mund të bëjnë çdo vend të duket më i madh, jo vetëm dhomën tuaj të gjumit. Ju mund të keni një pasqyrë të madhe të instaluar në një mur, i cili jo vetëm që mund  tju ndihmojë të dekoroni muret, por gjithashtu mund të krijojë një pamje të një dhome më të madhe.

 

Kur të mobiloni dhomën siguroheni që nuk keni vendosur shumë gjëra brenda, në mënyrë që  mobiljet mos duket koklavitura. Mbani vetëm ato pjesë të mobiljeve që janë absolutisht të domosdoshme. Mënyra më e mirë për të arritur këtë është të zëvendësoni shumë njësi të vogla me një njësi të vetme të madhe. Për shembull, në vend të shumë sirtarëve të vegjël, merrni një rraft të madh  për të mbajtur të gjitha gjërat tuaja.

 

Kur vjen puna për të dekoruar muret, nuk duhet të teproni. Mbani dekorimin tuaj të thjeshtë dhe me dritë. Duke ndjekur këto ide, ju mund të dekoroni dhomën e vogël të gjumit në një mënyrë që ajo duket e madhe dhe e gjerë.


Më të lexuarat