Secondary Adv

7 keshilla per te dekoruar shtepine tuaj kur keni nje buxhet te kufizuar

Share on Google+

Nuk është sekret që dekorimi i brendshëm i shtëpisë është i shtrenjtë dhe ndonjëherë i tejkalon mundësitë tuaja.

Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta që ju ta zbukuroni shtëpinë ashtu si gjithmonë keni ëndërruar pa ‘zbrazur’ xhepin. Ato janë:

 

1. Mbajeni shtëpinë tuaj të rregullt 

Hidhini një sy dhomës tuaj dhe bëni një vendosje ndryshe të orendive apo artikujve të tjerë që ju keni brenda saj. Pasi ju ta rirregulloni do të kuptoni se disa gjëra zënë më shumë hapësirë edhe pse ju i përdorni rrallë ato. Ju mund të dhuroni apo të shisni artikujt për të liruar hapësirë. Përveç kësaj, sigurohuni që ju të pastroni shtëpinë tuaj rregullisht. Kjo do t'ju ndihmojë t’i  identifikoni gjëra e panevojshme në shtëpinë tuaj para se të grumbullohen dhe të zënë shumë hapësirë.

 

2. Zgjidhni ndriçimin e duhur 

Ndriçimi është shumë i rëndësishëm në ngritjen e ‘humorit’ në dhomën tuaj dhe kjo nuk kushton shumë. Për të rritur elegancën e shtëpisë tuaj merrni burime të shumta drite, të cilat përputhen me dekorin tuaj të brendshëm ekzistues dhe shpërndajini ato në të gjithë shtëpinë tuaj.

 

3. Zëvendësoni jastekët dhe mbulesat

Mos u shqetësoni nëse shtrati juaj nuk është në gjendje të mirë dhe buxheti juaj është shumë i  kufizuar, kështu që ju nuk mund ta përballoni të blini një të ri. Ju thjesht mund të zëvendësoni jastëkët dhe mbulesat me të reja, të cilat janë të bukura dhe me kosto të përballueshme.

 

4. Vendosni  pasqyra 

Pasqyrat janë një mundësi dekori jo shumë e shtrenjtë dhe mund të përdoret në shtëpitë e çdo madhësie apo variacioni. Përveç se rritin sasinë e dritës në dhomën tuaj, pasqyrat gjithashtu do të bëjnë muret të shkëlqejnë. Për më shumë hijeshi përdorni pasqyra me korniza të bukura, të cilat shkojnë mirë me dekorin tuaj ekzistues.

 

5. Shfaqni artin tuaj personal 

Ndoshta ju keni vepra arti, të cilat i shihni si identitetin tuaj. Pavarësisht nga thjeshtësinë e saj, ju mund të vendosni atë në një kornizë të bukur dhe ta varni në mur. Kjo do të rritë bukurinë e shtëpisë tuaj si dhe të krijojë një ndjenjë përkatësie.

 

6. Zbukurime me allçi anash tavanit (Punime gipsi)

Ajo krijon kohezion mes mureve dhe tavanit, rrjedhimisht i jep shtëpisë edhe shumë elegancë. Ato janë të llojeve të ndryshme dhe shtëpia do të dukej shume më mirë nëse i përdorni të gjitha llojet.

 

7. Lyeni muret me ngjyrat e duhura

Ju mund ta bëni shtëpinë tuaj më dinamike dhe të gjallë, nëse e lyeni me ngjyrat e përshtatshme. Megjithatë, ju duhet të jeni të kujdesshëm për zgjedhjen e ngjyrave të bojës, pasi edhe pjesa tjetër e dekorit varet prej tyre.


Më të lexuarat