Secondary Adv

Si te arredojme nje dhome per bebe

Share on Google+

Cel:+355 69 20 66 765

 

Variantet për të dekoruar dhomën e bebeve janë të shumta dhe kjo e bën të vështirë për prindërit, të zgjedhin atë që duan për të vegjëlit e tyre.


Mund të jetë shumë e vështirë për të marrë një vendim përfundimtar, por ka edhe një mënyrë efektive për të shkurtuar listën e të gjitha opsioneve në dispozicion. Kjo duke marrë parasysh preferencat dhe interesat tuaja personale.Megjithatë, çfarëdo vendimi që të merrni, sigurohuni që dhoma të jetë e bukur edhe funksionale.Qëllimi fillestar për dekorimin e kësaj dhome është krijimi i një vendi të veçantë për të dashurit tuaj, sepse ju do të kaloni shumë kohë aty. Kjo është më tepër për nënën , e cila vazhdimisht duhet të jetë pranë fëmijës dhe dhoma duhet të jetë e rehatshme për të dy.Për këtë më poshtë po ju listojmë disa ide:


1. Përpiquni për sa më shumë thjeshtësi

Kjo është mjaft e rëndësishme pasi me kalimin e kohës shumë gjëra do të ndryshojnë (lodrat dhe objektet dekorative) dhe nuk do ju duhet të bëni ri-dekorim, por vetëm disa ndryshime të vogla.


2. Përshtatshmëria

Nëse dhoma nuk është e madhe,  atëherë përdorni mobijle multifunksionale për të krijuar më shumë hapësirë. Blini mobilje, që i shërbejnë më tepër se vetëm një qëllimi. Bëni një investim afatgjatë që më vonë mos ju duhet ta hidhni.


3. Bëjeni të lëvizëshme

Në arredimin tradicional, shumica e gjërave priren të jenë statike, por këto janë kohët moderne dhe lëvizshmëria është e çmuar.  Nëse është e mundur, shkoni për mobilje që mund të riorganizohen lehtë.


4.Mbajini gjërat e fëmijëve të vendosura në një vend së bashku 

Me dizajnet moderne të viteve të fundit  ju do të jeni në gjendje të theksoni lehtësinë e përdorimit për fëmijën. Kjo do të thotë se ju duhet të zgjidhni një dekor që nxit fëmijën të eksplorojë dhe të jetë i pavarur. Për shembull mund të varni piktura ne nivelin e syrit të fëmijës dhe jo tuajit.

 

Mobileri Sogni D’oro operon në tregun Shqipëtar prej më shumë se 25 vitesh në export dhe import të mobiljeve për shtëpi, fëmijë, si dhe ofron mobilje me porosi.

Cel:+355 69 20 66 765


Më të lexuarat