Secondary Adv

Disa ide moderne per dekorimin e shtepise tuaj per Krishtlindje

Share on Google+

A jeni kuriozë të dini trendet më të fundit që janë prezantuar këtë vit për dekorimin e shtëpisë për Krishtlindje?

 

Idetë dhe trendet që prezantohen çdo vit për dekorimin e shtëpisë për këtë rast festiv janë të panumërta, kështu që ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet më shumë stilit tuaj. Në këtë artikull ne do ku tregojmë disa ide moderne, të cilat do ju lejojnë ta bëni shtëpinë tuaj më tërheqëse për Krishtlindje.

 

1. Përdorni ngjyrën e bardhë dhe të zezë

Pse të mos i ndryshojmë ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve? E bardha dhe e zeza eshtë një kombinim gjallërues dhe grafik.

 

2. Përdorni zogjtë dhe puplat

Puplat janë si dëbora e parë e dimrit: e pastër dhe me gëzof. Bëni një kthesë moderne në dekorimin tuaj për Krishtlindje duke përdorur zogj të çuditshëm ose zbukurime me pupla.

 

3. Kurora moderne

Kurorat mund të jenë një element klasik në zbukurimet e Krishtlindjeve, por versionet e sotme të ofrojë shumë më tepër se sa gjelbërimi dhe boçet e pishave. Ju mund të përdorni një kurorë moderne dhe inovative te dera, oxhaku etj.

 

4. Përdorni degët e pishës

Cilësia më e mirë e halave të pishës është të krijojnë një pamje të re moderne. Përdorni stolitë e vogla dhe dritat për të nxjerrë në pah bukurinë e saj.

 

5.Dritat

Dritat kanë qënë gjithmonë të pranishme për dekorimin e pemës së Krishtlindjeve, por tani vargu i dritave LED mund të ndriçojë dhoma dhe objekte në mënyra të reja. Përdorini ato sa më shumë pasi edhe efekti do të jetë më i bukur.

 

6. Përdorni flok dëbore

Dekorimi me flokë dëbore e bëjnë dhomën të duket edhe më moderne. Për ndikim maksimal, varini ato në lartësi dhe madhësi të ndryshme për të krijuar përshtypjen sikur bie dëborë.

 

7. Zbukurimi i tavolinës së ngrënies

Për dekorimin e tavolinës së ngrënies natën e Krishtlindjes përdorni disa nga këto ide dhe do të surpizoni miqtë tuaj. Zgjidhni një ngjyrë të caktuar, merrni disa zbukurime nga pema tuaj e Krishtlindjeve dhe krijoni një tavolinë festive, moderne.


Më të lexuarat