Secondary Adv

Trendi me i ri i rubinetave per 2017-en

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana, Albania ; Cel: +355 69 40 44 881

 

Ditët kur rubinetat shiheshin vetëm si një pjesë funksionale në shtëpi kanë kaluar. Kështu që nëse po planifikoni të rinovoni kuzhinën apo banjon tuaj, këtu janë tendencat më të fundit që ju duhet të shihni.

 

Në Shqipëri këta rubineta mund ti gjeni pranë kompanisë Top Standart, e cila operon në fushën e hidrosanitareve që nga viti 2002. Ajo është  përfaqësuese ekskluzive e firmave të huaja më të njohura si: GSI Ceramica ( Gruppo Sanitari Italia) Remer Rubinetterie, Kariba etj.

 

1.Rubinet i lustruar me krom

Përveç formës dredha-dredha, ky rubinet multi-funksional do të shtojë efikasitetin në kuzhinën tuaj. Gjithashtu  lyerja e tij në pjesën e jashtme me krom i jep një pamje më moderne, të cilën ju me siguroni do ta doni.

 

2. Rubinet i lyer me të zezë

Kur ju mendoni për rubinetin e kuzhinës tuaj, shpesh mendoni për një rubinet inoksi ose ngjyrë argjendi. Por në fakt përdorimi i të zezës i jep atij një pamje elegante dhe e bën një element që bie në sy në kuzhinën tuaj.

 

3. Rubinet lavamani me rrjedhje si ujëvarë

Ky dizajn rubineti ilustron idenë e një rubineti që rrjedh. Në fakt, ai duket si një mini-ujëvarë në banjo apo lavamanin e  kuzhinës.

 

4. Rubinet që ka të bashkangjitur te gryka e tij drita LED

Ky lloj rubineti është i mrekullueshëm për banjon ose kuzhinën tuaj. Vendosja e dritave LED te gryka e tij, ju lejon të përcaktoni temperaturën e ujit pasi ai rrjedh në rubinet.

 

5. Rubinet gjeometrik

Ky është shembulli i përkryer i një dizajni modern për rubinet. Përdorimi i linjave të drejta dhe thekseve gjeometrike mund ta kthehejë një banjo apo kuzhinë të thjeshtë në diçka unike.

 

6. Rubinet në formë gjethe

Kush tha se ju duhet të mbani një dizajn tradicional për lavamanin e banjos dhe kuzhinës tuaj? Ky rubinet në formën e gjethes do ju ndryshojë mendim!

 

7. Rubinet për kuzhinë me drita LED

Ky rubinet është mjaft i veçantë dhe modern. Dizajni i tij i ndërlikuar është bërë nga katër tuba të hollë që rrjedhin nga një grykë. 

 

8. Rubinet në formë mjellme

Ky stil rubineti është i thjeshtë dhe elegant. Forma e tij krahasohet me një mjellmë, e cila është mbi të gjitha është e thjeshtë dhe e hijshme.

 

9. Rubinetme dizajn të ngjashëm të një koke dushi 

Ky stil i veçantë rubineti është mjaft i ngjashëm me dizajnin e një koke dushi. Ai është i thjeshtë në dizajnin e tij dhe përmirëson efikasitetin kur përdoret.

 

10. Rubinet i harkuar 

Ky stil rubineti do të bjerë mjaft në sy në lavamanin e kuzhinës apo banjos tuaj. Ai mund të ketë një dizajn minimalist, por shumë elegant.

 

11. Rubinet i gjatë i montuar në një sipërfaqe të sheshtë (bazament)

Ky është një rubinet me dizajn organik minimalist, i cili është i përsosur për banjon tuaj.

12. Rubinet kuzhine i montuar në mur 

Nëse lavaman juaj është i vendosur pranë murit, atëherë në të montoni edhe rubinetin pasi është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar hapësirën shtesë në mur. Ai është i mrekullueshëm dhe bashkëkohor!

 

13. Rubinet vaske me rrjedhje si ujëvarë i montuar në mur

Duke folur për rubineta modernë, ky është një nga më të mrekullueshmit e tyre. 

 

Me te lexuarat ne Arredim & How-To