Secondary Adv

Si

Share on Google+

Krevati është një nga elementët më të rëndësishëm të mobiljeve, sepse ai ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit dhe rigjenerimin e trupit.

 

Ai duhet të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm. Korniza prej druri, metali apo kompesate të rafinuar, e cila mund të shihet në fund ose susta të veshura me pëlhurë, lëkurë dhe materiale të tjera, duhet të bëhet në një mënyrë të tillë, që të formojë një strukturë të ngurtë, e cila nuk mund të lëvizë ose të bëjë zhurmë irrituese gjatë lëvizjes.

Një krevat i fortë duhet të ketë bazën që do të sigurojë pozicionin e duhur të shpinës, relaksin e muskujve dhe cilësinë e gjumit. Ata mund të jenë klasikë, fleksibël, të përforcuar, me rregullim automatik, etj. Kur të zgjidhni bazën e krevatit duhet të konsultoheni më tej me ekspertë të punësuar në qendra të specializuara për shtjen e tyre.

Dyshekët e projektuar në mënyrë ergonomike janë zgjidhja më e mirë për fëmijë dhe të rritur. (ergonomik-shkenca e projektimit të pajisjeve për vendin e punës, me qëllim për të maksimizuar produktivitetin duke reduktuar lodhjen dhe parehatinë).

Dysheku i zgjedhur duhet të jetë të paktën 20 cm më i gjatë se gjatësia tuaj dhe gjerësia do të kushtëzohet nga numri i personave, si dhe ana fizike e njerëzve që do të flenë në të.

Gjerësia e një dysheku për një person është 90 - 100 cm, kurse për shtretërit e fëmijëve ajo rekomandohet 80cm. Dyshekët për dy persona mund të jenë të madhësive të ndryshme, por zakonisht janë nga 140 cm deri 200 cm. Gjithashtu mund të prodhohen edhe dyshekë me përmasa të personalizuara (me porosi).

Në fund dizajni i krevatit, Pamja e bukur e tij duhet të jetë një nga arsyet për ta përzgjedhur, por jo e vetmja. Duhet që në të dy anët e krevatit të ketë minimumi një hapësirë rreth 45 cm. Përzgjedhja e materialeve dhe ngjyrave duhet të jetë në përputhje me arredimin e brendshëm të dhomës.

Shtrati është një element shumë i rëndësishëm i mobilimit të shtëpisë, kështu që kushtojini vëmendje të veçantë përzgjedhjes së tij për të siguruar një gjumë të qetë dhe të shëndetshëm.


Më të lexuarat