Secondary Adv

Letrat murale per dekorimin e shtepise tuaj

Share on Google+

Kur ju ftoni miq, shpenzoni aty pjesën më të madhe të kohës duke folur, luajtur ose duke parë televizor. Prandaj ju duhet të keni një dhomë ndenjeje, ku  të ftuarit të ndjehen rehat.

 

Kur ju vendosni të dekoroni dhomën e ndenjes me lerta murale, atëherë zgjidhni disa dizajne dhe imazhe të formave të artit bashkëkohor. Gjithashtu është e rëndësishme që dekori në dhomën tuaj të ndenjes të përkojë me sezonin që ne jemi. 

Më poshtë po ju japim disa ide për letra murale për një dekorim sa më të bukur të dhomës tuaj të ndenjes.

 

1. Letër murale me lule 

Lule janë një nga simbolet kryesore të pranverës. Ato mund ti japin dhomës tuaj një pamje të freskët, të gëzuar dhe shumëngjyrëshe. Kjo është një ide e mrekullueshme për dekorimin e dhomës tuaj të ndenjes.

 

2. Letër murale me shirita

Shiritat janë gjithmonë një alternativë moderne për dekorimin e ambjenteve. Ju mund të gjeni letra murale me ngjyra të ndryshme, të cilat mund të përdoren për ti dhënë jetë dhomës tuaj të ndenjes, por gjithashtu mund të zgjidhni një, e cila i përshtatet më mirë dekorit të saj.

 

3. Letër murale me modelin barok

Modelet barok të letrave muarle janë gjithmonë shumë në modë dhe e bëjnë dhomën tuaj të ndenjes të duket shik.

 

4. Lloj tjerër i letrës murale

Ka shumë lloje printimesh për letra murale, të cilat ju mund ti zgjidhni për dhomën tuaj të ndenjes. Flutura, mure, pamje të natuyrës etj. Këto letra murale do e ndryshojnë plotësisht pamjen e dhomës tuaj të ndenjës pa pasur nevojë të ndryshoni mobiljet.


Më të lexuarat