Secondary Adv

iPhone 8 mund te kete karikues wireless

Share on Google+

Sipas disa burimeve Apple është duke bashkëpunuar me Energous. Ajo është një kompani e specializuar në prodhimin e karikuesave pa tel (wireless), të cilët mund të punojnë edhe nga një  distancë 4.5 metër.

 

Energous është kompania që zotëron platformën  ‘WattUp’, e cila përdor antena të vogla për të transferuar energjinë në distanca të gjata në mënyrë të drejtë. Ajo punon në distanca më të mëdha se sa zgjidhjet ekzistuese të karikuesave ‘wireless.’

Procesi i karikimit është i kontrolluar nga software, domethënë përdoruesit e fundit mund të vendosin rregullin sipas të cilit paisjet do të karikohen dhe krijojnë oraret për të karikuar të tyret. Analistët thonë se iPhone 8 mund të ketë një ekran të lakuar që arrin nga njëri skaj i pajisjes në tjetrin dhe butonin kryesor (home) të integruar në ekran.

Sipas disa thashetheme iPhone 8 mund të ketë: Kamera 3D me lente të dyfishtë, ekran plastik OLED, karikues pa tel (ëireless), modele të reja 5 inç (12.7 cm) dhe 5.8 inç (14.7 cm), një model plotësisht të bardhë.


Më të lexuarat