Secondary Adv

Bateria revolucionare prej letre, qe karikohet nga bakteret

Share on Google+

Studiuesit në Universitetin Binghamton kanë krijuar një lloj baterie të re, që mund të revolucionarizojë mikroelektronikën. 

 

Ajo është bërë nga një fletë e vetme letre dhe baktere. Bateritë e thjeshta mund të karikojnë monitoruesit e glukozës, zbulojnë patogjenët dhe mbajnë aparatet e vogla elektronike në funksion për ditë me rradhë.

Bateria përbëhet nga një copë letër kromatografike, një shirit i nitratit të argjendit dhe një shtresë prej dylli, e cila formon një katodë. Në anën tjetër të letrës, një rezervuar i bërë nga një polimer i përçueshëm vepron si një anodë.

Për të kaikuar baterinë letra ka nevojë thjesht të paloset më dysh dhe të spërkatet me disa pika nga lëngu i pasur me baktere. Në atë pikë, frymëmarrja qelizore e mikrobeve drejton një rrymë për të prodhuar energji elektrike. Kjo do të merrte miliona të këtyre baterive për të furizuar me energji një llambë 40 vat, prandaj ato janë të dieznjuara për të shërbyer për një qëllim tjetër.

Në një zonë të prekuar nga katastrofa natyrore apo zona të tjera jashtë rrjetit, këto bateri mund të ofrojnë një burim të rëndësishëm të energjisë për biosensorët e vegjël. Kjo nuk është hera e parë që ekipi Binghamton-it krijon një bateri letër të mundësuar nga bakteret. Hulumtimi i fundit ka qenë i botuar në revistën Materiale të Avancuara të Teknologjisë.


Më të lexuarat