Secondary Adv

JUNO, pasqyra me inteligjente e krijuar ndonjehere

Share on Google+

Në ditët e sotme paisjet inteligjente janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë.

 

E tillë është edhe JUNO. Një pasqyrë inteligjente, e cila mund të rregullojë detaje të rëndësishme të tilla si: ndriçimi apo ngjyrat, për tu ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të bukurisë.

Nga krijuesit e saj ajo është quajtur ndryshe edhe ‘pasqyra më inteligjente për grim e prodhuar ndonjëherë.’ Pasqyra Juno ka tre parametra të ndryshëm, duke bërë të mundur që ajo të jetë optimale për të dyja kushtet e dritës (diten me rrezet e diellit dhe në mbrëmje).

Pajisja vjen me një aplikacion shoqërues në smartfon, i cili mund të përdoret për të ruajtur parametrat e preferuar. Siç pretendohet nga kompania, aplikacioni përdor sensorët e smartfonit tuaj për të ‘zbuluar ndriçimit në mjedisin rrethues jashtë shtëpisë tuaj.’ Kjo do të thotë se pasqyra mund vetë-përshtatet sipas kushteve të ndriçimit  për të qënë gjithmonë në parametrat optimalë dhe të japë rezultatin më të mirë. Ajo do të kushtojë rreth 79 dollarë.


Më të lexuarat