Secondary Adv

Asistenti vitrual, qe do te monitoroje femijet tuaj

Share on Google+

Kompania e lodrave ‘Matterl’ ka krijuar vëzhguesin e parë inteligjent për fëmijë. Ai quhet Aristotle dhe mund të porositë pelena, tu lexojë fëmijëve tregime, të këndojë ninulla si edhe tu mësojë atyre një gjuhë të dytë.

Ai e njeh automatikisht kur një fëmijë zgjohet dhe e qetëson për të fjetur përsëri me antë të  një ninulle, drite nate ose kënge të preferuar. Identifikon pelenat e pista dhe sasinë e ushqimit.

Folësi gjithashtu është i pajisur me një kamera HD që publikon ‘video live’ me anë të një lidhjeje të koduar dhe sipas kompanisë prindërit mund ti shikojnë fëmijët e tyre nga kudo. Vëzhguesi inteligjent i fëmijëve do të dalë në shitje në qershor 2017, me çmim 399 euro.


Më të lexuarat