Secondary Adv

CES, prezantohet lapotopi me 3 ekrane

Share on Google+

Kompania e kompjuterave Razer prezantoi në Las Vegas gjatë eventit ‘Consumer Electronics Shoë’ laptop-in e saj me 3 ekrane.

 

 

Ekranet e tij janë 17 inç (43 cm) dhe ofron një fushë shikimi 180-gradë. Laptopi i quajtur Valerie peshon midis 4.5 dhe 5.4 kg dhe është 1.5 inç (3.8 cm) i trashë. Ai ka një kartë grafike Nvidia GeForce GTX 1080 me RAM 8GB të videove dhe 32GB RAM të sistemit. ‘Valerie’ përdor një ekran IGZO, i cili konsumon më pak energji dhe ai është i pajisur gjithashtu me  teknologjinë Nvidia G-Sync, kështu imazhet lëvizin pa probleme. Laptopi ende nuk ka një çmim, por sipas specialistëve të teknologjisë ai do të shitet rreth 6,000 dollarë.


Më të lexuarat