Secondary Adv

Pllakat e duhura per dhomen e ndenjes

Share on Google+

Cel:+355 69 20 78 231

Adresa:Rruga Brigada e VIII, Pallati Jeshil Kati II, Tirane, Albania

 

Pllakat janë një nga elementët më të vjetër të ndërtimit dhe dekorimit. Megjithatë, në dekadat e fundit ajo u cilësua si e dalë mode ose tepër e ftohtë. Tani jo më! Rritja e variacioneve të pllakave në madhësi dhe dizajn, i ka ktheyr ato në elementin e preferuar të shumë projektuesve.

 

Tek IM.MI Ceramica sh.p.k, e cila shtë një ndër kompanitë më të mëdha në tregtimin e pllakave, ju do të mund të gjeni pllakat më unike dhe cilësore për dekorimin e amjenteve tuaja. Pllakat që sjell kompania IM.MI Ceramica sh.p.k dallojnë për një gamë të gjerë të ngjyrave dhe dekoreve, të cilat mund të kombinohen lehtësisht dhe të gjejnë përdorime të shumta.

Ka qeramika me pamje të betonit dhe çimentos për papafingo të bollshme apo në ajër të pastër, dhe pllaka, që të japin përshtypjen e lëkurës apo tekstilit, të cilat janë të përshtatshme për një dizajn ekstravagant muri.Pllakat me një pamje druri janë zgjedhur shpesh për kuzhinën dhe dhomën e ndenjes. Falë madhësisë XXL deri në gjatësinë 1.20 metër dhe sipërfaqes autentike, ato i sjellin ambjentit paqe dhe ngrohtësi.Avantazhet e pllakave janë të dukshme: përveç pastrimit të lehtë, ato sigurojnë një përçueshmëri më të lartë të ngrohjes, e cila është edhe arsyeja pse këto pllaka janë ideale për dhoma me ngrohje në dysheme.

Dizenjuesit rekomandojnë që kur zgjidhni pllakat ti jepni prioritet përshtypjes së përgjithshme të dhomës, dhe jo të zgjidhni në fillim mobiljet, pajisjet  dhe objekte sanitare. Parimi suprem: më pak është më shumë. Kjo, për shkak se industria e prodhimit të pllakave është duke shpërthyer në ngjyra, efekte 3D dhe dekore, në sajë të teknikave moderne. Shumë koleksione të reja janë frymëzuar nga pllakat tradicionale të çimentos të rajonit të Mesdheut, me format e tyre gjeometrike dhe ngjyrat e gëzuara. Ato janë realizuar edhe në tonet e zezë dhe e bardhë apo gri për mjedise moderne.

Cel:+355 69 20 78 231

Adresa:Rruga Brigada e VIII, Pallati Jeshil Kati II, Tirane, Albania


Më të lexuarat