Secondary Adv

Kompania japoneze zevendeson mbi 30 punonjes me sistemin e Inteligjences Artificiale

Një kompani në Japoni ka pezulluar nga puna 34 punëtorë dhe i ka zëvendësuar me një sistem të inteligjencës artificiale. 

 

Kompania e sigurimeve ‘Fukoku Mutual Life’ investoi në IA (inteligjenca artificiale) që do të llogaritë pagesën për të siguruarit e saj. Sipas saj produktiviteti do të rritet me 30 për qind. Ndërtimi i këtij sistemi kushtoi rreth 1.4 milion paund (200m yen). Kompania pret të kursejë deri në një milion paund çdo vit.

Për Fukoku Mutual, kjo do të thotë se IA mund të përpunojnë dhjetëra mijëra certifikata mjekësore të klientëve. Ajo mund të llogaritë variabla të caktuara, si gjatësinë e qëndrimit në spital, operacionet e mëparshme etj.

Me te lexuarat ne Inovacion