Secondary Adv

A do te jetonit ne nje kulle 4.8 km te larte? Arkitektet thone se mund te ndertojne nje te tille ne 2062!

Share on Google+

Sot në botë janë ndërtuar shumë kulla, të lartësive të ndryshme. Por këto ndërtesa madhështore së shpejti mund të duken si shtëpi njëkatëshe në krahasim me një rrokaqiell 4.8 km të lartë, të projektuar nga disa arkitektë.

 

Ata thonë se kjo kullë mund të ndërtohet deri në 2062, duke përdorur teknologjinë e printimit 3D për të krijuar mure,  që mund të përballonjë erërat e forta dhe klimat unike.

Ajo është vizioni i Arconic, një kompani me seli në Nju Jork, si pjesë e fushatës së saj më të madhe të quajtur “The Jetsons.” Inxhinierë nga kompania janë duke punuar me futuristë për të imagjinuar se si bota do të duket pas 45 vjetësh. Ekipi e ka parashikuar kullën e Arconic, 4.8 km ( 3 milje) të lartë, të krijuar duke përdorur materiale, të cilët ose janë në zhvillim ose tashmë kanë dalë në treg.

Si një kullë jashtëzakonisht e lartë ajo do të ketë edhe disa karakteristika futuristike si sipërfaqe me një shtresë të veçantë që lejon ndërtesën të vetë-pastrohet dhe të pastrojë ajrin përreth. Dritaret do të jenë të pajisura me teknologji të re, të quajtur Bloomframe, një dritare e motorizuar që mund të konvertohet në një ballkon qelqi në vetëm 60 sekonda.


Më të lexuarat