Secondary Adv

Si do te duket toka pas 250 milion vjeteve? Ja cfare thone shkencetaret...

Share on Google+

Shkencëtarët kanë parashikuar se në 250 milion vitet e ardhshme do të formohet një megakontinent i ri, i qujtur Amasia.

 

Sipas simulimeve të reja nga humlumtuesit e Universitetit Yale në Japoni, Amerika Veriore dhe Jugore do të bashkohen me njëra-tjetrën, Deti i Karaibeve dhe Oqeani i Ngrirë i Veriut do të zhduken,  ndërsa Azia do të bashkohet me Amerikën.

Kjo do të ndodhë për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike të tokës. Pllaka të mëdha të kores së tokës që kanë lëvizur së bashku dhe veç e veç me qindra e miliona vjet. Për të testuar modelin, studiuesit përdorën të dhënat paleomagnetike, (të dhëna të fushës magnetike të Tokës të ruajtura në shkëmbinj), për të studiuar luhatjet në rrotullimin e Tokës në lidhje me aksin e saj të rrotullimit.

Këto variacione, të njohura si “lëvizja e vërtetë polare”, janë të shkaktuara nga ndryshimet në shpërndarjen masive e planetit. Ata janë përpjekja e Tokës për të ruajtur ekuilibrin rrotullues, një ri-rregullim që zhvillohet gjatë miliona viteve. Duke i kombinuar këto të dhëna me njohuri se si superkontinentet ndikojnë në lëvizjen e Tokës, hulumtuesit ishin në gjendje të parashikojnë Amasia-n.


Më të lexuarat