Secondary Adv

Disa keshilla per nje arredim modern te dhomes se femijeve tuaj

Share on Google+

Nëse ju jeni duke planifikuar të arredoni dhomën e fëmijëve tuaj, ka disa detaje të pashmangshme që duhet ti keni parasysh, pasi ato do e bëjnë këtë hapësirë të duket sa më mirë.

 

Një prirje që është e pranishme edhe në botën e të rriturve është futja në botën e fëmijëve përmes ngjyrave dhe dizajneve. Shto ngjyrat si e kuqe, gri, portokalli, rozë, e verdhë dhe sigursht blu.  Kombinojini të gjitha këto me detaje druri. Ju do të merrni një strukturë 'lara-lara' shumë interesante për dhomën e fëmijëve.

Një hap i mëtejshëm në krijimtari është futja në përdorim e një dërrase vizatimi. Ajo mund të kthehet në një zonë ku fëmija juaj mund të shprehë mendimet dhe ndjenjat, si edhe një vend për të luajtur dhe mësuar. Kombinojeni atë me kujdes me ngjyra të tjera.

Fotot me një model makro janë shumë të modës dhe ju mund t'i përdorni ato në dhomën e fëmijëve. Printoni personazhet e preferuar të fëmijëve tuaj në formate të mëdha dhe vendosini në pjesën më të dukshme të murit. Motivet e natyrës janë gjithashtu moderne, kështu që merrni letra murale me këto motive dhe vendosini ato në një pjesë të murit apo shtratit. Ky do të jetë një detaj i vogël që do të tërheqë shumë vëmendje.

Përdorni detajet retro për dhomat e fëmijëve, sepse ato janë një pjesë e domosdoshme e modës. Ju mund të përdorni një karrige apo një kolltuk retro, një llambë ose një llambadar dhe qëllimi juaj do të arrihet. Motivet etno janë gjithashtu një pjesë thelbësore e modës. Mbulesa e krevatit dhe jastëkëve janë vendi ideal për përdorimin e këtyre detajeve. 

Në Shqipëri mobiljet e duhura për arredimin e dhomës së fëmijëve tuaj mund ti gjeni pranë mobileri “Sogni Doro.” Ajo operon në treg për më shumë se 25 vjet, duke ju ofruar cilësinë më të mirë me çmimin e duhur.


Më të lexuarat