Secondary Adv

Nje kuzhine e thjeshte dhe moderne



Cel:+355 68 20 43 731

Adresa:Ish pularia, Vaqarr,Tirane, Albania

 

Kuzhina është një pjesë integrale e dhomës së ndenjes, kështu që paraqitja e saj ndikon shumë në pamjen e përgjithshme të kësaj hapësire.

 

Stili retro dominon në dhomën e ndenjes, por kuzhina lidh elegancën e stilit minimalist me detaje fine retro. Kur linjat e thjeshta janë të kombinuara me materiale moderne, ngjyra dhe elementë të  natyrës, suksesi është i garantuar!

 

 

Përveç kësaj, për plotësimin e funksionalitetit me linja të thjeshta dhe të pastra është e rëndësishme të luani me materialet. Druri, kompesati ose MDF në kombinim me metalin, qelqin, gurin apo materiale të përbërë që imitojnë betonin dhe çimenton janë kombinime të modës.

Bakri është mjaft i përhapur në mesin e metaleve. Ju mund ta aplikoni atë në detaje të tilla si dorezat apo sendet e tjera dekorative. Nëse  keni hapësirë për të vendosur një ishull ose një bar, zgjidhni  një të thjeshtë, por tërheqës. Ai mund të jetë një vend për të biseduar, për gatim dhe larje. Grumbullojini paisjet e kuzhinës në një njësi harmonike me pjesën tjetër të kuzhinës.

Futja e elementeve të natyrës në kuzhinë është e pashmangshme. Rraftet dekorativë të mbushur me gjelbërim do të jepnin një përshtypje të fortë për çdo kuzhinë, por kjo në shumicën e rasteve është e vështirë të arrihet për shkak të mungesës së hapësirës.

  

Cel:+355 68 20 43 731

Adresa:Ish pularia, Vaqarr,Tirane, Albania


Me te lexuarat ne Arredim & How-To