Secondary Adv

India mund te kete nje sistem Hyperloop brenda 38 muajve

Share on Google+

Metodat e kaluara dhe aktuale të transportit thjesht nuk krahasohen me aftësitë mbresëlënëse të teknologjisë Hyperloop. 

 

Kjo teknologji do të ndërtohet në Indi në vitet e ardhshme, sipas bashkë-themeluesit të HTT (Hyperloop Transportit Technologies), Bibop Gresta. Ai thotë se një sistem i tubave me shpejtësi të lartë për të transportuar njerëzit dhe ngrkesat mund të ndihmojë për të lehtësuar sfidat që lidhen me dendësinë ekstreme të popullsisë dhe mungesën e infrastrukturës.

 

Teknologjia Hyperloop përfshin një seri tubash  në një mjedis vakum, përmes të cilit podet mund të shkojnë nga pika A në pikën B gati me shpejtësinë e zërit. Forbes India ka intervistuar bashkë-themeluesin e HTT,  Bibop Gresta-n për vizionin e tij për vendin dhe ai mendon se kjo mund të bëhet realitet për 3 vjet.

“Hyperloop është i bazuar te efikasiteti”: tha Gresta. “Kostoja e krijimit të tij mund të jetë një e katërta e kostos të një sistemi hekurudhor me shpejtësi të lartë, dhe kostoja e funksionimit mund të jetë një e pesta.” Ai gjithashtu argumenton se kostoja e ndërtimit dhe funksionimit  si dhe normat e parashikuara për pasagjerët 20 – 60 dollarë, janë të bazuara në çmimet amerikane dhe se këto shpenzime në Indi do të jetë më të ulta.

Sipas Gresta-s vendi mund të ketë një sistem funksional Hyperloop brenda 38 muajsh, pasi projekti të jetë miratuar.


Më të lexuarat