Secondary Adv

NASA planifikon te rrethoje Marsin me nje fushe magnetike artificiale

Share on Google+

Shkencëtarët e NASA-s kanë propozuar një ide radikale për të krijuar një fushë magnetike përreth Marsit, me shpresën se ajo mund të mbrojë Planetin e Kuq nga era intensive diellore dhe do të lejojë njerëzit të eksplorojnë.

 

Plani do të krijonte një 'fushë magnetike artificiale’ në orbitën midis Marsit dhe diellit. Rreth 80-90 për qind e atmosferës së  Marsit është prishur nga era diellore, sipas Jim Green. Planeti humb rreth 1.3 kilogramë në sekondë të ‘oksigjenit të rëndësishëm.’

Pjesa tjetër është e përbërë nga: Dioksidi i karbonit: 95.9% Argon: 2.0% Azoti: 1.9% Oxygen: 0.14% Monoksidi i karbonit 0.06%. Propozimi do të krijojë një fushë dipole, një palë magnete të barabartë dhe të ngarkuar në anë të kundërta, midis Marsit dhe diellit, në një pikë të njohur si Mars L1. Kjo ‘fushë magnetike artificiale’ do të vendosë Mars-in brenda një ‘magnetotail’, i cili do e mbrojë atë nga era e ashpër diellore.

Pa breshërinë e grimcave me energji të lartë, atmosfera e Mars-it do të fillojë të rindërtohet vetë me kalimin e kohës. Simulimet tregojnë se planeti mund të arrijë një ‘fushë të krahasueshme me atë të Tokës’ brenda disa viteve.


Më të lexuarat