Secondary Adv

Shkencetaret japoneze krijojne fibren e hidroxhelit 5 here me te forte se celiku

Share on Google+

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Hokkaido në Japoni ka krijuar një material ekologjik, i cili është fleksibël, por pesë herë më i fortë se çeliku i karbonit. 

 

Fibra është bërë duke kombinuar polyampholyte (sisteme polimerike) me fije të endura qelqi. Ky është një material jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe elastik. Forca dhe fleksibiliteti i tij e bëjnë të përshtatshëm për aplikime të ndryshme, më i miri i të cilave është të mbajë ngarkesën e ligamenteve artificiale dhe tendinave.

 

Përdorimi i hidroxhelit ka qënë gjithmonë i kufizuar, sepse ai është gjithmonë i butë duke qënë se pëbëhet kryesisht nga uji. I njëjti hidroxhel kur endet së bashku me një strukturë të fibrave të qelqit, bëhet edhe më i fortë se çeliku. Forca dhe fleksibiliteti nuk janë të vetmet përfitime nga  hidroxheli; ai gjithashtu është edhe ekologjik, shpjegoi Dr. Jianinnovation.

Lidhjet dinamike jonike mes fibrave dhe hidroxhelit i japin materialit forcë. Xheli kur kombinohet me fibrat e qelqit, prodhon një material të fortë elastik, që është njëqind herë më i fortë se hidroxheli, 25-herë më i fortë se struktura përbërëse e qelqit  dhe pesë herë më i fortë se çeliku i karbonit.


Më të lexuarat