Secondary Adv

Shtepia e pare e ndertuar ne 3D brenda 24 oreve

Share on Google+

Shtëpia e parë e printuar duke përdorur  teknologjinë e printimit 3D është ndërtuar në qytetin Stupino, në rajonin e Moskës. Kompanitë Apis Cor dhe IPK-së e kanë përfunduar me sukses projektin, i cili u njoftua në dhjetor të vitit 2016.

 

Sipas kompanisë Apis Cotr, me bazë në Rusi dhe San Francisko, muret e ndërtesës u printuan dhe lyen në vetëm 24 orë. Pas përfundimit të mureve printeri u hoq nga ndërtesa me një vinç-manipulator. Sipërfaqja e ndërtesës së printuar është 38 m².

Dizajni i shtëpisë një katëshe të banimit është  mjaft i pazakontë, duke qënë se një nga qëllimet kryesore të këtij projekti është të demonstrojë fleksibilitetin e pajisjeve dhe diversitetin e formave në dispozicion. Sipas kompanisë shtëpia mund të zgjasë deri në 175 vjet dhe ndërtimi i saj kushton vetëm 10.134 dollarë.


Më të lexuarat