Secondary Adv

Kjo paijse diellore mund te pastroje

Share on Google+

Water.org raporton se një në çdo dhjetë njerëz nuk ka akses të ujit të pijshëm. Shumë organizata e kanë kthyer në mision furnizimin me ujë të pijshëm të të gjithë njerëzve në mbarë botën.

 

 

Kompania Tenkiv ka për qëllim të transformojë jetën e miliona njerëzve me zgjidhjen e krizës të ujit të pijshëm, me projektin e saj ‘Tenkiv Nexus’. Ai është një sistem modular dhe me energji të ripërtëritshme. Sipas kompnaisë, ai mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të prodhuar 500 gallon (1892 litra) ujë të pastër çdo ditë.

 

Nexus përdor 1/13 e kostos së një paneli diellor tradicional, dhe 1/5 e sistemeve aktuale që përdorin lëndë djegëse. Njësitë e Nexus përmbajnë shumë pak pjesë lëvizëse dhe kjo minimizon kostot e mirëmbajtjes të sistemit në mënyrë të konsiderueshme.

Vetëm një panel i sistemit mund të prodhojë rreth 2000 litra ujë të pastër duke përdorur vetëm energjinë diellore dhe sistemi gjithashtu nik përdor asnjë lloj kimikati. Uji avullohet me ngrohje në 100°C për disa minuta, dhe pastaj avujt kondensohen. Edhe nëse dita është me re, sistemi është i aftë të prodhojë 100 litra ujë të pastër.


Më të lexuarat