Secondary Adv

Dubai, qendra e shtepive lundruese me luksoze ne bote

Share on Google+

Shtëpitë lundruese nuk janë më një gjë e re, pasi të tilla ka në disa vende të botës. Megjithatë, duket se Dubai do të jetë qendra e shtëpive më luksoze të ujit.

 

“New Living on Water”, një kompani hollandeze, ka projektuar shtëpi luksoze për të siguruar reahti dhe privatësi, bashkë me një lidhje të pabesueshme me natyrën. Çdo rezidencë luksoze është projektuar që të ketë kate të shumta dhe mund të përdoret ose si një shtëpi pushimi ose biznesi. Shtëpitë  në formë rrumbullake do të kenë një çati të lakuar të bërë prej çeliku.

Të gjitha dhomat e brendshme të shtëpisë të duket mbi një tarracë të madhe. Shtëpia është 50 metra (164 feet) e gjatë dhe 30 metra (98 feet) e gjerësi. Rezidenca shumë katëshe ka tre kate të arritshme nga ashensorët dhe shkallët. Bodrumi është bërë prej betoni dhe i ndarë në dy pjesë për hir të balancimit të ngarkesës. Shtëpia ka 4 dhoma gjumi, banjo, hapësirën për të punuar, dhomë ndenjeje dhe një kuzhinë. 

Çdo dhomë ka zonën e saj të veçantë në natyrë. Kati i sipërm përmban një dhomë ngrënie me një ballkon. Kjo është struktura primare, specifikat mund të personalizohen sipas nevojës së klientit. Pjesa më e mirë është se ju mund ta merrni shtëpinë tuaj të ujit në Karaibe, Itali, Katar, Dubai, Angli, Polinezi, Turqia, Portugalia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe në Kinë; shkurt kudo në botë. 

“New Living on Water” ka nisur tashmë lozhat e saj lundruese në Dubai, por shtëpia e parë luksoze pritet të ndërtohet deri në fund të këtij viti. Një njësi standarde me hapësirë të brendshme 139 metër katror, dhe hapësirë të brendshme 48 metër katror do të kushtojë 11 milion dollarë.


Më të lexuarat