Secondary Adv

NASA do te krijoje vendin me te ftohte ne univers

Share on Google+

Një kuti e vogël e vendosur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës së shpejti do të krijojë vendin më të ftohtë në univers.

 

Në kuti do të përdoren një sërë teknologjish për të anuluar energjinë e grimacave të gazit brenda saj.  Duke përdorur lazer, një dhomë vakumi dhe një “thikë” elektromagnetike,  grimcat do të ngadalësohen deri sa mos lëvizin më fare.

 

Pasi këto atome janë ftohur brenda kutisë, e  njohur si “Cold Atom Laboratory”, ato mund të  formojnë një gjendje ‘superfluide’ të materies të quajtur kondesimi Bose-Einstein. Kjo i lejon atomet të lëvizin pa fërkime sikur të ishin të gjitha një substancë solide. Sipas shkencëtarëve temperatura mund të arrijë mbi 100 milion herë më e ftohtë se thellësitë e hapësirës.

Brenda asaj kutie, shkencëtarët shpresojnë të studiojnë mënyrat e çuditshme që atomet sillen kur janë ftohur shumë intensivisht. Teknologjia që vjen nga kjo punë mund të përdoret në një gamë të gjerë të teknologjive të rëndësishme, duke përfshirë kompjutera kuantikë super të shpejtë, më shumë sensorë të përmirësuar, si dhe llojet e orëve atomike që janë përdorur gjatë navigimit në hapësirë.


Më të lexuarat