Secondary Adv

9 materiale interesante qe do te formesojne te ardhmen

Share on Google+

Në këtë artikull, ne do ju listojmë 9 materiale interesante që mund të bëhen të zakonshme në jetën tonë. 

 

Materialet e së ardhmes nuk janë vetëm fjalë, kjo është një fushë me zhvillime, nga të cilat mund të burojnë risi të mëdha për çdo gjë, nga materialet e ndërtimit deri tek veshjet.

 

1. Aeroxhel

Një material solid me densitetit tejet të ulët, i prodhuar duke hequr komponentin e lëngshëm nga një xhel tradicional. Një kub me dimension 2.54 cm i këtij materiali ka një sipërfaqe të brendshme ekuivalente me sipërfaqen e një fushe të tërë futbolli.

 

2. Mëndafshi artificial i merimangës

Mëndafshi i merimangës është një material natyror i vështirë për tu sintetizuar.

Shumë institucione kanë punuar për këtë, por vetëm një kompani japoneze e quajtur  Spiber mundi ta krijojë atë. Ata kanë arritur të deshifrojnë gjenet përgjegjëse për prodhimin e fibroin te merimangat. Kjo proteinë është përdorur për të krijuar fijet super të forta të mëndafshta. Një gram i vetëm fibroin mund të prodhojë 9 km mëndafsh!

 

3. Nanotuba karboni

Nanotubat e karbonit janë zinxhirë të gjatë karboni të mbajtur së bashku me lidhje sp2 që janë më të forta se lidhjet sp3 te diamamntet. Nanotubat e karbonit kanë pikat e forta specifike deri në 48.000 kN.m/kg, më të forta se shumica e materiale të tjera të njohura. Nanotubat janë rreth 300 herë më të fortë se çeliku! 

 

4. Metamaterialet

Një material sintetik i përbërë me një strukturë të tillë që shfaq veti, të cilat zakonisht nuk gjenden te materialet natyrore, sidomos një indeks thyes negativ.

 

5. Metal amorf

Është një material solid metalik, zakonisht përzierje, me një strukturë atomike të çrregullt. Ata mund të jenë deri në dy herë më të fortë se çeliku. Për shkak të strukturës së tyre, ata mund të shpërndajnë energji në mënyrë efektive, edhe më shumë se sa kristalet metalike. 

Këto materiale janë formuar duke ftohur shpejt metalin e shkrirë, para se ai të ketë pasur kohë të lidhë strukturën e tij kristalore.

 

6. Sfungjer metalik

Një sfungjer metalik është një strukturë qelizore e përbërë nga një metal i ngurtë (shpesh alumini) me poret e mbushura me gaz, që përfshin pjesën më të madhe të volumit. Ky proces prodhon një substancë shumë të fortë, e cila është shumë e lehtë, është 75-95% hapësirë e zbrazët në fund të fundit.

Disa nga këta sfungjerë metalikë në fakt mund të notojnë në ujë. Kjo do të thotë se ata mund të aplikohen në ndërtimin e qyteteve lundrues.

 

7. Alumini transparent

Ky lloj alumini është rreth tre herë më i fortë se çeliku, plus që ai është transparent. 

 

8. E-tekstilet

E-tekstilet të njohura ndryshe edhe si tekstilet (pëlhurat) elektronike, janë pëlhura që u mundësojnë komponenteëve dixhitalë (përfshirë kompjuterët e vegjël), dhe elektronikë të integrohen në to.

 

9. Super ngjitësi molekular

Një ekip shkencëtarësh mga Universiteti i Oksfordit, ka krijuar një ngjitës molekular të frymëzuar nga Streptococcus pyogenes, bakter që mund të shkaktojë sëmundjet e ‘ konsumimit të mishit’ raporton PhysOrg.

Në fakt, ekipi ishte i interesuar në një proteinë të vetme, të cilën bakteri e përdor për të lidhur dhe për të pushtuar qelizat e njeriut. “Proteina është e veçantë për shkak se ajo natyrshëm vepron në vetvete dhe formon një kyç”, shpjegon Dr Mark Hoëarth, një nga studiuesit. Nga kjo, ata zhvilluan një ngjitës, i cili formon lidhje kovalente kur bie në kontakt me një proteinë tjetër. Lidhjet që ai formon janë shumë të forta.


Më të lexuarat