Secondary Adv

Ne 2020 kompania kineze do nxjerre ne shitje makinat elektrike ne SHBA

Share on Google+

Një kompani kineze, ditën e premte ka bërë të ditura planet e saj për të shitur një makinë elektrike, plotësisht autonome në tregun e SHBA deri në vitin 2020.

 

Firma e quajtur Nio, e themeluar nga sipërmarrësi kinez William Li prezantoi një prototip të automjetit të quajtur Eve në konferencën e teknologjisë në Austin, Teksas. Sipas një deklarate të NIO, makina do të jetë “një shok dixhital, një robot mbi rrota” e pajisur me “një motor të inteligjencës artificiale me një bashkëveprim intuitiv të njeriut, duke siguruar lidhjet verbale dhe vizuale si brenda automjetit ashtu dhe me botën e jashtme.”

NOMI, gjithashtu do të personalizojë përvojën tuaj të drejtimit të automjetit në bazë të kushteve të rrugës dhe aktiviteteve. Një asistent IA, i quajtur NOMI kontrollon makinën dhe vlerëson se si ju ndiheni (lodhur, etj), me ndihmën e sensorëve. Ai gjithashtu mëson interesat e pasagjerëve dhe tregon informacionin e personalizuar mbi ekranin e saj të madh, transparent.

Nomi, IA e makines, përdor ‘xhamin aktiv’ të automjetit për të siguruar realitetin e shtuar dhe lloje të tjera të argëtimit për pasagjerët. Hapësira e brendshme është përkufizim i luksit dhe udhëtimit premium, i ngjan një kabinë aeroplani të klasit të parë, me hapësirë për gjashtë pasagjerë.

Si mund të pritet nga një makinë futuristike, xhami i madh shtrihet duke filluar nga pjesa e përparme deri në pjesën e pasme, duke lejuar rrezet e diellit të depërtojnë nga të gjitha drejtimet.

Kompania Nio ka më shumë se 2.000 të punësuar në vende të ndryshme të botës dhe ka një leje për testimin e automjeteve autonome në Kaliforni. “Ne kemi kënaqësinë e të paturit makina autonome elektrike për konsumatorët amerikanë në 2020”,  tha Padmasree Warrior, shefi ekzekutiv i divizionit amerikan dhe një ish-ekzekutiv në Cisco dhe Motorola.


Më të lexuarat