Secondary Adv

Hyperloop ben testin e tij te pare ne shkretetiren e Nevades

Share on Google+

Ideja e Elon Musk, kapsula Hyperloop One, është një hap më afër për t'u bërë realitet! 

 

Liderët e krijimit të Hyperloopit të parë komercial në botë, kanë publikuar imazhet e para të testimit të sistemit supersonik, i cili aktualisht është në ndërtim në shkretëtirën e Nevadës.

 

Sistemi Hyperloop u propozua fillimisht nga Elon Musk, i cili në formën e tij optimale do të arrinte  shpejtësi më të madhe se ajo e një aeroplani. Sistemi ka kapur vëmendjen e studentëve dhe investitorëve nga e gjithë bota.

Për shembull, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar instalimin e sistemit për të krijuar një udhëtim vetëm 30 minuta mes  Abu Dhabit, Dubait dhe Al Ain dhe madje edhe qeveria indiane ka qenë në negociata me kompanitë që kanë të bëjnë me teknologjinë. Vendi ku bëhet testi njihet si DevLoop, dhe përbëhet nga një sipërfaqe 500 metra.

Kompania thotë se ata shpresojnë të bëjnë një test publik në në gjysmën e parë të 2017-ës dhe kanë një ekip të madh me më shumë se 240 punonjës që janë “duke punuar pa u lodhur” për ta bërë këtë realitet.


Më të lexuarat