Secondary Adv

5 vendet qe udheheqin boten ne prodhimin e energjise diellore

Share on Google+

Teknologjia e energjise diellore ka nisur të zhvillohet përpara gjysmë shekulli mbrapa kur qeliza e parë PV u shpik nga Daryl Chapin në vitin 1954.

 

Gjatë viteve, energjia diellore është bërë një nga burimet kryesore të prodhimit të energjisë në të gjithë botën.  Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), instalimi i PV në të gjithë botën prodhon bashkarisht 227 Gw, të cilat plotësojnë  1.3% të kërkesave për energji elektrike në botë.

 

Të dhënat e 2016-ës janë ende për t'u publikuar nga IEA, por sipas të dhënave të 2015, kapaciteti i PV në botë u rrit me 50.7 Gë në vitin 2015. Kostoja e sistemeve PV vazhdon të bjerë dhe kjo ka sjellë një rritje të përdorimit të teknologjisë diellore. PV tani plotëson 3.5% të kërkesës totale të energjisë elektrike në Evropë. Bazuar në raportet vjetore të publikuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, ne kemi përpiluar një listë me 5 vendet që prodhojnë më shume energji nga panelet diellorë.

 

1.Kina

Kapaciteti i prodhimit 2015: 43.5 GW

 

2. Gjermania

Kapaciteti i prodhimit 2015: 39.7 GW

 

3. Japonia

Kapaciteti i prodhimit 2015: 34.4 GW

 

4. SHBA

Kapaciteti i prodhimit 2015: 25.6 GW

 

5. Italia

Kapaciteti i prodhimit 2015: 18.9 GW


Më të lexuarat