Secondary Adv

Ne 2019 fillon perdorimi i autobuzat robote ne Dubai

Share on Google+

Së fundmi autoritet në Dubai kanë blerë një rrjet të pod-eve robotikë për të transportuar njerëzit në një ishull të bërë nga vetë njerëzit.

 

Sistemi i transportit do të ketë 25 autobuzë autonomë që lidhin ishullin Blueëaters, i cili është aktualisht në ndërtim, me tokën. Shpresohet që një ditë sistemi do të arrijë të transportojë (vajtje-ardhje) deri në 10.000 njerëz çdo orë.  Sistemi i Dubai do të përmbajë automjete të shpejta të gjeneratës së tretë të firmës hollandeze ‘2getthere.’

E njëjta firmë është pas rrjetit të pod-eve autonomë që operojnë në qytetin Masdar, fqinj me Abu Dhabin, që mbante katër pasagjerë njëkohësisht. Rrjeti i Qytetit Masdar transportoi dy milion pasagjerë në nëntor të 2016-ës. Ky rrjet i mjeteve të transportit pritet të bëhet funksional në fund të vitit 2018 ose në fillim të 2019. Kjo është pjesë e përpjekjeve të Dubait për të siguruar që 25 për qind e të gjitha udhëtimeve në qytet të bëhen nga sisteme të automatizuara, deri në vitin 2035. 

‘Bluewaters Island’ është një zonë e qytetit e bërë nga vetë njeriu, që aktualisht është në ndërtim e sipër në brigjet e Dubait. Aty do të ndërtohet edhe Ain Dubai, e cila pas përfundimit do të jetë rrota vëzhguese më e madhe dhe më e lartë në botë.

Sistemi i automatizuar i transportit do të ketë 25 automjete GRT të aftë të mbajnë 24 pasagjerë secili, versione më të mëdha se pod-et që janë  duke u përdorur në qytetin Masdar. Ata do të operojnë në rrugë të veçanta dhe fillimisht do të transportojnë  3,750 njerëz në orë në çdo drejtim, por kjo përfundimisht do të rritet në 5.000. Stacionet në ‘Bluewaters Island’ do të jenë të lidhur me stacionet e metrosë Nakheel Harbour dhe Tower, rreth 1.5 milje (2.5 km) larg. Koha e udhëtimit do të jetë nën pesë minuta.


Më të lexuarat