Secondary Adv

Ky robot lyen ndertesat duke perdorur 20 per qind me pak boje se njerezit

Zakonisht për të lyer një ndërtesë në total duhen pesë persona. Për të reduktuar këtë tepricë, “ELID Technology International” dhe Universiteti i Teknologjisë Nanyang, në Singapor kanë krijuar një sistem robotik që mund ta bëjë këtë punë vetëm me dy persona.

 

Sistemi përbëhet nga një krah robotik, nën 500 kg, i cili është montuar në gondolën e tij të posaçme. Sigurisht, roboti vjen me të gjitha përfimtimet e përdorimit të një makinerie në vend të një njeriu.

Për shembull, ai është ideal  nësë kërkon më pak njerëz që të punojnë dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik të rrëzohet. Roboti mund të punojë me orë të gjata dhe nuk ka nevojë të bëjë pushim. Dizenjuesit e tij thonë gjithashtu se roboti mund të aplikojë një shtresë më të qëndrueshme të bojës se punëtorët njerëz dhe për ta bërë këtë përdor rreth 20% më pak bojë.

Autoboti është në fazën e testimit dhe tashmë është testuar në një ndërtesë industriale, por skuadra tani po planifikon ta provojë atë duke planifikuar për të provuar atë në blloqeve të banimit publik në konsultim me HDB.


Me te lexuarat ne Inovacion