Secondary Adv

Xhaketa inteligjente nga Google dhe Levi's

Share on Google+

Kompania Levi’s dhe Google, në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë krijuar një xhaketë inteligjente, e cila ju lejon të lundroni në internet dhe tu përgjigjeni telefonatave pa e prekur fare telefonin tuaj.

 

Gjithashtu në ndryshim nga veshjet e tjera ‘smart’, ajo nuk bie menjëherë në sy që është e lidhur me internetin. Xhaketa, e cila kushton 350 dollarë është dizenjuar  posaçërisht për përdoruesit e biçikletës, të cilët do të jenë në gjendje të zgjedhin këngën që duan të dëgjojnë, të ndjekin përditësimet në hartë dhe madje edhe të shohim se çfarë vende janë afër, pa pasur nevojë të përdorin telefonin.

Xhaketë ka fije të përçueshme të integruara në manshetat e saj, të cilat lidhen me telefonin tuaj nëpërmjet një etikete në madhësinë e një butoni.  Fije është zhvilluar si pjesë e projektit Jacquard të Google, e cila është duke punuar në materialet e ndjeshme nga prekjet dhe gjestet. Mjafton të hiqni etiketën dhe mund ta lani xhaketën e xhinsit pa asnjë problem.

 


Më të lexuarat