Secondary Adv

Modele oxhaqesh per ambjente te jashtme

Share on Google+

Ditët e ngohta që po vijnë janë koha e duhur për ngritjen dhe përdorimin e oxhakut në natyrë. Oxhaqet si një element i ambjeteve të jashtëm mund të krijojnë një atmosferë të sofistikuar.

 

Oxhaku në natyrë mund të vendoset në mënyrë të pavarur në hapësirë, në një pozicion ku ai është i dukshëm qartë nga dhoma e ndenjes ose thjesht si një hapësirë për të ngrënë dhe për të pushuar. Nëse kopshti është i pasur me detaje dhe gjelbërim, përzgjidhni një oxhak me dizajn të thjeshtë.

Vendosja e ujit dhe zjarrit së bashku mesa duket është e paimagjinueshme, por në praktikë, shumë efektive. Sipërfaqet e ujit mund të zbukurohen me “oxhaqe lundrues”, të madhësive të ndryshme në varësi të madhësisë së sipërfaqes së ujit.

Nëse hapësira kopsht është e thjeshtë, pa shumë gjelbërim vendosni disa oxhaqe të vegjël në pozicione të ndryshme. Është e këshillueshme të luhet me ngjyra të ndryshme për të krijuar një atmosferë të veçantë.


Më të lexuarat