Secondary Adv

Australia do te ndertoje fermen me panele diellore me baterine me te madhe ne bote

Tre kompani në bashkëpunim me njëra-tjetrën janë duke ndërtuar një fermë diellore masive në rajonin Riverland në Australinë e  Jugut. Ndërtimi i saj do të fillojë brenda disa muajve dhe sipas llogaritjeve ajo do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.

 

Në një video partneri i Lyon Group, David Green tha se ky do të jetë projekti më i madh në botë. Sistemi diellor do të ndërtohet në tokë me pronësi private dhe të paguhet nga vetë investitorët. Sipas tij ferma diellore do të jetë një stimul i rëndësishëm për rajonin.

Ferma do të prodhojë dhe ruajë (magazinojë) 300MW dhe 100MW të energjisë së pastër, me 3.4 milion panele diellorë dhe do të përfshijë edhe 1.1 milion bateri.

Me te lexuarat ne Inovacion