Secondary Adv

Ide per dekorimin e ambjenteve te jashtme te shtepise me nje stil minimalist

Share on Google+

Stili minimalist mund ta bëjë hapësirën tuaj të duket e rehatshme, moderne dhe e sofistikuar. Kjo mund të arrihet duke përdorur minimumin e nevojshëm të mobilieve dhe të aksesorëve. Megjithatë, ky stil është i vështirë për t’u arritur pasi kërkon disa aftësi të veçanta për t’i vendosur këto mobilie të pakta në numër, në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Arredimi i hapsirës së jashtme të ndenjes me një stil minimalist, krijon një vend të mrekullueshëm që lidh pjesën e brendshme të shtëpisë me natyrën. Dekorimi i ballkonit apo tarracës e përmirëson atë duke shtuar hapësirat e jashtme të ndenjes, të cilat mund të përdoren për t’u argëtuar me miqtë, për festat gjatë stinës së verës, si zyra të vogla në shtëpi apo dhoma për pushim dhe përtëritje.

Stili minimalist është perfekt për dhoma të vogla ndenjeje në natyrë. Mobiljet që kursejnë hapësirë, dekorimet e vogla, pamja e thjeshtë dhe linjat e qarta krijojnë vizualisht ballkone dhe tarraca më të mëdha. Arredimi për tarraca dhe ballkone bashkëkohorë mund të krijohet me materiale të ndryshme. Duke përzierë materiale të thjeshtë, të tillë si: PVC, metal dhe dru me detaje unike dhe plot ngjyra krijohet një hapësirë ndenjeje në natyrë në stil minimalist, e cila duket e bukur dhe interesante.


Më të lexuarat