Secondary Adv

Turbina e eres pa tehe qe mund te prodhoje energji nga stuhite e eres

Share on Google+

Një kompani japoneze ka projektuar një turbinë ere pa tehe, e cila jo vetëm që mund të përballojë forcën e këtyre stuhive, por edhe e shfrytëzon atë për të gjeneruar energji elektrike.

 

Me tre cilindra dhe një shkop qëndror, turbina i përgjigjet erës që vjen nga çdo drejtim, dhe nuk përdor një helikë për tu rrotulluar. Në vend të kësaj, ajo merr avantazhin e efektit Magnus. Duke qenë se cilindrat rrotullohen, ata rrotullojnë një shtresë të ajrit që ngjitet në sipërfaqe.

Në njërën anë të cilindrit, shtresa e kufirit të ajrit përplaset me ajrin që kalon përmes. Përplasja bën që ajri të ngadalësohet, duke krijuar një zonë të lartë të presionit. Në anën tjetër, shtresa kufitare është duke lëvizur në të njëjtin drejtim si ajri që kalon përmes, kështu që nuk ka përplasje dhe ajri lëviz më shpejt. Kjo formon një zonë presioni të ulët.

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Shoqata e Energjisë së Erës në Japoni, sasia e energjisë elektrike të prodhuar nga era pothuajse është dyfishuar nga viti 2015 në 2016. Por kjo rritje, 300 megavat, vetëm mund të furnizojë me energji dhjetra mijëra  shtëpi në një komb me 127 milion banorë. Firma “Challenergy” shpreson të fillojë prodhimin masiv të turbinave të erës në vitin 2020, pikërisht në kohën kur Tokio do të hapë Lojërat Olimpike.


Më të lexuarat