Secondary Adv

Ne te ardhmen aeroportet do te ndertohen nga beton i elektrifikuar per te shkrire akullin

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Shtetëror të Lowa-s, SHBA ka zhvilluar një lloj betoni të elektrifikuar që përçon energji elektrike për të ndihmuar në shkrirjen e akullit dhe borës.

 

Aktualisht ai është duke u testuar në Aeroportin Ndërkombëtar Des Moines. Pjesa (vendi) e provës është bërë nga dy pllaka betoni të trasha 19 cm (7.5 inç), me përmasa 4.5x4 metër.

Secila pllakë ka dy shtresa, ku më e ulta (10 cm) është bërë nga betoni i rregullt  dhe shtresa e sipërme 8.8 cmështë bërë nga një përzierje e veçantë e çimentos, rërës dhe shkëmbinj që përmbajnë 1 përqind fibër karboni. Midis dy shtrsve shtrihet një përçues.

Pllaka e elektrifikuar e betonit përdor vetëm 333 vat energji elektrike për metër katror dhe e ngroh betonin për 7 orë. Kjo përbën një kosto operative prej 19 cent për metër katror. Betoni mund të përdoret për trotuaret dhe platformat e aeroportit, pasi duke përdorur plugje është e vështirë për shkak të trafikut të vazhdueshëm.

Me te lexuarat ne Inovacion