Secondary Adv

Nje kuzhine me nje kombinim te stileve te ndryshem

Share on Google+

Në shtëpitë moderne kuzhina bëhet vendi më i rëndësishëm i mbledhjes dhe socializimit me familjen ose miqtë.

 

Përveç funksionit, se si ndjeheni në kuzhinë duke bërë detyrat e përditshme është shumë e rëndësishme. Tani miksimi i stileve është bërë një rregull, kështu që në këtë artikull do ju njohim me kombinimin e stileve të ndryshme  për dekorimin dhe mobilimin e kuzhinës tuaj.

 

Druri është një material jashtëzakonisht i modës në kuzhinë. Ju mund ta përdorni atë me pothuajse të gjitha stilet. Kombinojeni atë me një dizajn minimalist të kuzhinës dhe një tavolinë të thjeshtë në të njëjtin material dhe karrige plastike.

Nëse ju jeni të prirur për një shprehje disi më delikate të drurit, ne sugjerojmë tone të errëta të kombinuar me siperfaqe (fasadë) me shkëlqim të lartë. Më pas ju mund të përdorni mbulesa moderne që imitojnë betonin dhe çimenton dhe disa detaje retro. Kombinojeni kuzhinën me mbulesa retro për dysheme dhe letra murale industriale. Ne sugjerojmë ngjyra neutrale si gri, kafe moka ose të bardhë të ngrohtë. 

Për kuzhina në apartamente të studentëve dhe apartamente të çifteve të reja ne sugjerojmë një kombinim rastësor të stilit industrial dhe minimalist. Çelik inox, mbishkrime dhe ndriçim industrial në kuzhinë kombinohen në mënyrë të përkryer me një dhomë ndenjeje të stilit minimalist.  Ngjyrat e ftohta dhe kontrastet e ngrohtë do të jenë një shprehje e madhe e temperamentit dhe jetës e individëve.

 


Më të lexuarat