Secondary Adv

Kaspar, roboti qe ndihmon femijet me autizem per tu bere me sociale

Share on Google+

Kaspar është një robot humanoid në madhësinë e një fëmije, i cili është projektuar si një shok  për të përmirësuar jetën e fëmijëve me autizëm dhe vështirësi të tjera në komunikim.

 

Ai është projektuar nga hulumtuesit në Universitetin i Hertfordshire. Kaspar mund të këndojë, imitojë të ngrënit, luan timpanin (dajren), kreh flokët dhe veprime të tjera për të mirësuar ndërveprimin e tyre shoqëror dhe komunikimin.

 

Sipas universitetit roboti mund të veprojë si një “ndërmjetës social” dhe madje edhe të ndihmojë fëmijët të eksplorojnë emocionet bazë. Ai përdor shprehje të thjeshta të fytyrës dhe trupit, gjeste, fjalë dhe mund të përgjigjet në mënyrë autonome duke prekur sensorë në faqe, duar, trup dhe këmbë.

 “Vizioni ynë është që çdo fëmijë në një shkollë, shtëpi ose spital mund të marrë një Kaspar, nëse ata do ta donin atë”: tha për Reuters Kerstin Dautenhahn, profesorja e inteligjencës artficiale në Universitetin e Hertfordshire.


Më të lexuarat