Secondary Adv

Kulla lundruese, e cila ul efektet e ndryshimit te klimes

Share on Google+

Ndryshimi i klimës po ndikon me shpejtësi në çdo cep të tokës, por një kullë e re, lundruese mund të ndihmojë në zgjidhjen këtij problemi.

 

E quajtur “Heal-Berg”, ajo është një kullë gjigande, e projektuar në formën e ajsbergut, e cila do të “shërojë” dhe ndryshojë efektet e ndryshimit të klimës, duke përdorur teknologjinë e gjelbër më inovative në botë.

 

“Heal-Berg” u prezantua së fundmi në konkursin e arkitektures “Evolo 2017”. Projekti parashikon një rrokaqiell futuristik, lundrues që në mënyrë aktive përmirëson gjendjen në rrethinat e saj. Sipas krijuesve, dizajni do të përdorë katër kritere për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit. Misioni i parë do të jetë për t'u pastruar dhe të pastrojë menjëherë ajrin duke përdorur lazer (shpikur nga Universiteti i Kalifornisë, Davis) të eleminojë dioksidin e karbonit dhe ta kthejë atë në oksigjen.

Ndërtesa do të operojë me energjinë e gjelbër, duke përdorur fuqinë osmotike, si dhe të energjisë së erës të gjeneruar nga dizajni aerodinamik të ndërtesës, e cila do ta kanalizojë erën nëpërmjet turbinave.  Sa i përket materialeve ekologjike të ndërtimit, do të përdoret tekologjia e printimit 3D  duke përdorur një formë të grafenit, një nga materialet më të forta dhe më të lehta që ekzistojnë e shpikur nga hulumtuesit e MIT.


Më të lexuarat