Secondary Adv

Ja si do duken ne te ardhmen stacionet e karikimit te makinave elektrike

Share on Google+

Teknologjia e transportit ka qenë gjithmonë në zhvillim që nga shpikja e rrotës. Arritja më e re në këtë fushë janë automjetet elektrike, që pavarësisht sfidave të shumta, suksesi i tyre ka qenë spektakolar.

 

Problemi më i madh me këto mjete transporti është koha që u nevojitet për tu karikuar dhe sa km mund të përshkojnë. Duke qënë se automjetet elektrike janë përhapur shumë, atëherë makinat e zakonshme po bëhen dalëngadalë të tepërta, duke reduktuar nevojën për stacionet tradicionale të gazit.

 

Makinat elektrike kërkojnë orë për ti karikuar plotësisht bateritë e tyre, në ndryshim nga ato me gaz, që marrin vetëm 2 minuta për tu furnizuar me karburant. Metodat tradicionale të karikimit kërkojnë rreth 5 orë, por teknika më e re e redukton këtë kohë në vetëm 25 minuta duke përdorur rymat e drejtpërdrejta dhe të alternuara.

Edhe pse 25 minuta është kohë e mjaftueshme për tu karikuar, pyetja më e rëndësishme është se ku do të parkojnë makinat për karikim. Për të zgjidhur këto probleme në Shangai po planifikohet të ndërtohet një kullë. Kulla e karikimit në Shangai maksimizon numrin e makinave që mund të parkojnë në stacion. Në këtë moment ajo është ende një koncept dhe nuk dihet se kur do të fillojë të ndërtohet.


Më të lexuarat