Secondary Adv

Ne 2019 Oslo do te jete nje qytet pa makina

Share on Google+

Qeveria norvegjeze ka në plan të ndalojë qarkullimin e makinave brenda qendrës së qytetit të Oslos në dy vitet e ardhshme. Ajo do të ndërtojë një korsi per biçikleta 60 km, me vlerë 1 miliard dollarë.

 

Autoritetet norvegjeze gjithashtu po rritin investimet në sistemet e tjera të transportit, si rrjetet e autobusëve dhe të tramvajit që veprojnë brenda qytetit. Qytete të tjera evropiane, të tilla si Dublin, Paris, Madrid dhe Milano, gjithashtu janë duke punuar në këtë lloj tranzicioni urban, por në një shkallë më të vogël. Deri në fund të vitit 2017, Oslo është ‘zotuar’ të eleminojë plotësisht parkimin në rrugë në qendër të qytetit dhe zëvendësimin e tyre me vendkalim për këmbësorët dhe korsi çiklizmi.

“Ne duam të kemi një qendër të lirë nga makinat. Ne duam ta bëjmë atë më të mirë për këmbësorët dhe çiklistët. Ajo do të jetë më e mirë për dyqanet dhe këdo.”: tha Lan Marie Nguyen Berg, negociatori kryesor për Partinë e Gjelbër në Oslo. Norvegjia është zotuar të zvogëlojë ndotjen e ajrit të prodhuar në vend deri në 2020. Niveli i oksidit të azotit do të bjerë nga 162,000 ton në vitin 2013 në 156,00 ton në vitin 2020. Niveli amoniakut në vend është planifikuar të reduktohet nga 27,000 ton në vitin 2013 në 25,000 ton në 2020.


Më të lexuarat