Secondary Adv

10 stadiumet me te medhenj ne bote

Share on Google+

Duke siguruar argëtim në masë në të gjithë botën, stadiumet kanë qenë vendet e aftësive sportive që nga kohët e lashta. Shumë prej stadiumeve ekzistuese janë zgjeruar që nga ndërtimi i tyre fillestar, si pasojë e rritjes së popullaritetit të lojrave të ndryshme.

 

Në këtë artikull ne kemi listuar 10 stadiumet më të mëdhenj në botë, të cilët vazhdojnë të zhvillohen dhe modernizohen për të plotësuar nevojat për rritjen e numrit të spektatorëve.

 

1. Stadiumi “Rungrado 1st of May”- Koreja e Veriut 

Themeluar në vitin 1989, Stadiumi “Rungrado 1st of May” zë mbi 50 akra. Pas kryerjes së punimeve rinovuese nga 2013-2015, ai është një nga stadiumet më të sofistikuar në botë. Ka një kapacitet prej 114,000 spektatorë, stadiumi ka 80 dalje dhe 10 ashensorë. Ai përfshin tetë kate, duke arritur në lartësitë 60 metra.

 

2. Stadiumi i Miçiganit 

Që nga themelimi i tij në 1920, kapaciteti i ketij stadiumi është rritur nga 72,000 në 107,601 persona. Stadiumi ka pësuar një rinovim 226 milion dollarë në vitin 2010 për ta modernizuar, për të rritur numrin e vendeve dhe për ta bërë më të aksesueshëm.

 

3. Stadiumi “Beaver”- Pensilvani

Stadiumi Beaver tani ka një kapacitet prej 106,572, me mbi 100 rreshta në çdo anë. Rikonstruksioni i fundit në stadium u bë në vitin 2006.

 

4. Stadiumi i Ohajos

Ai u projektua në 1922 nga arkitekti Hoëard Dëight Smith dhe u ndërtua nga E.H. Latham Kompania e Kolumbus. I ndërtuar me një kosto prej 1.3 milion dollarë, ai ka pasur një kapacitet prej mbi 66.000 spektatorë. Megjithatë, me anë të veprave të gjera rinovuese, stadiumi tani ka një kapacitet prej 104,944.

 

5. Stadiumi “Kyle Field”- Pensilvani

Stadiumi “Kyle Field” ka një kapacitet prej 102,733 vende. Emëruar sipas Edëin Jackson Kyle, president i Shoqatës së Përgjithshme të Atletikës në fillim të shekullit të njëzetë, stadiumi u është nënshtruar punimeve për  zhvillim dhe zgjerim, me një kosto totale mbi 480 milion dollarë.

 

6. Stadiumi i Neyland- Tenesi

Ky stadium ka pasur punimet më të shtrenjta për rinovim, me mbi 15 projekte më kosto më shumë se 300 milion dollarë.

 

 7. Stadiumi “Tiger”- Luiziana

Në pronësi të Universitetit të Luizianës, ky stadium është i shtati më i madhi në botë. Në fillim ai ka pasur kapacitet 12,000 vende, kurse tani pas punimeve të kryera ka arritur në 102.321. 

 

8. Stadiumi “Bryant-Denny”- Alabama

Themeluar në vitin 1929, sot stadiumi ka një kapacitet prej 101,821 vendesh. Zgjerimi i tij ka kushtuar mbi 100 milion dollarë, përveç përfshirjes së ekraneve të mëdha për të siguruar një përvojë të klasit botëror.

 

9. Stadiumi “Darrell K Royal-Texas Memorial”- Teksas 

Fillimisht i themeluar në vitin 1920, stadiumi tani është shtëpia e ekipit të futbollit Texas Longhorns. Në 1920, stadiumi ka mbajtur rreth 28,000 spektatorë, por me rinovimin e fundit në vitin 2009 me një kosto totale prej 27 milion dollarësh, aty mund të ulen mbi 100.000 persona. 

 

10. Stadiumi “Melbourne Cricket Ground”- Australi 

Ndërtuar fillimisht në vitin 1853, stadiumi i “Melbourne Cricket Ground” ka një histori plot ngjarje dhe është përdorur edhe si një bazë ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai është një nga stadiumet më të mëdha në Australi, me një kapacitet maksimal prej rreth 100,000 vende dhe është vendosur në Listën e Trashëgimisë Kombëtare Australiane.


Më të lexuarat