Secondary Adv

Nje asteroid i madh do kaloje prane tokes ne 19 prill

Share on Google+

Një asteroid mjaft i madh, i njohur si 2104 JO25, i zbuluar pothuajse tre vjet më parë do të kalojë pranë Tokës në një distancë shumë të afërt, por të sigurt në 19 prill. Kjo do të thotë se edhe jo-astronomët kanë një shans të mirë ta shikojnë asteroidin në qiellin e natës duke përdorur vetëm dylbi thjeshtë.

 

Sipas NASA-s asteroidi është me madhësi rreth 650 metra, me një sipërfaqe dy herë më reflektuese në krahasim me hënën. Vetitë fizike të asteroidit janë ende për t'u përcaktuar, por informacioni në lidhje me trajektoren e saj është i njohur plotësisht.

Edhe pse asteroidi do të kalojë pranë planetit tonë në një distancë të sigurt prej rreth 1,1 milion milje (1,8 milion km), ose gati 5 distanca hënore nga Toka, është konsideruar të jetë një takim shumë i afërt me një asteroid të kësaj madhësie.

Më 19 prill një tjetër objekt qiellor që do të kalojë pranë tokës, kometa PanSTARRS (C/2015 ER61). Ajo do të ketë një disatncë rreth 109 milion milje (175 million km). Asteroidin që do të shohim në datën 19 Prill, do të kemi mundësi ta rrishohim përsëri pas jo më pak se pas 500 vjetësh.


Më të lexuarat