Secondary Adv

Perfundon ndertimi i kulles me te larte ne Korene e Jugut

Kulla Lotte, e lartë 554 metër është bërë ndërtesa më e lartë në Seul, e treta më e lartë në Azi dhe e pesta më e lartë në botë. 

 

Ajo u projektua nga Kohn Pedersen Fox Associates (KPF), i cili gjithashtu dizenjoi “One Vandabilt” në Nju Jork dhe Qendrën Financiare Botërore të Shangait. Kulla Lotte ka 123 kate, përfshin një hotel luksoz dhe dyqane të shitjes me pakicë, një kuvertë vëzhgimi dhe kafene në tarracë, duke ofruar pamje mahnitëse të rajonit dhe hapësirë të mjaftueshme në natyrë për turistët dhe vendasit në Seul.

Frymëzuar nga artet Koreane, të tilla si kaligrafi brenda dizajnit të përgjithshëm të ndërtesës dhe përdorimi i metaleve të bardhë dhe xhamit, kulla u ndërtua gjithashtu për të fituar standartin LEED Gold. Ajo është e pajisur me panele fotovoltaikë dhe turbina ere.  Kulla është ndërtuar që të përballojë kushtet ekstreme të motit, të tilla si tërmetet që arrijnë deri në 9 shkallë Rihter.

  

Me te lexuarat ne Inovacion